“MIRË SE VINI NË XHAMINË TONË ‘UNITETI’ “

Ne jemi një komunitet i bashkuar që synon rritjen e besimit dhe forcimin e lidhjes me Zotin. Xhamia jonë ofron një mjedis mikpritës për të gjithë, duke përfshirë aktivitete fetare, edukative dhe rinore. Qëllimi ynë është të angazhojmë besimtarët në jetën shpirtërore dhe të mbështesim komunitetin në nevojë.

Në këtë faqe, do të gjeni informacion të rëndësishëm mbi aktivitete dhe shërbimet që ofrohen nga xhamia, duke përfshirë orarin e namazeve, ligjëratat, ngjarjet speciale dhe mundësitë për t’u angazhuar në shërbimin e komunitetit.

Memorandum bashkëpunimi mes dy xhamive Drita dhe Uniteti
Sot, më 2 maj 2026, në një ditë të bukur pranvere dhe pas më shumë se një dekade ndarjeje, u shënua një moment i veçantë dhe historik për komunitetin tonë.

Nën patronazhin e të rinjve dhe në frymën e bashkëpunimit të sinqertë ndërmjet kryesive të dy xhamive – Xhamisë Drita dhe Xhamisë Uniteti – u nënshkrua Memorandumi i Marrëveshjes së Përbashkët për organizimin e faljes së Kurban Bajramit dhe të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Ky memorandum u nënshkrua nga kryetarët përkatës, z. Fadil Asani nga Xhamia Drita dhe z. Muhamer Baftjari nga Xhamia Uniteti, duke dëshmuar vullnetin e përbashkët për afrimin dhe bashkimin e Xhemateve tona.

Ky hap përfaqëson fillimin e një rruge të re – një rrugë bashkimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm. Nga sot e tutje, angazhohemi që të vazhdojmë me organizime të përbashkëta dhe të punojmë krah për krah deri në realizimin e plotë të bashkimit të dy xhamive tona.

Me shpresë dhe besim të plotë, jemi të bindur se ky gëzim i shumëpritur është tashmë shumë pranë.

Le të jetë ky fillim i një kapitulli të ri, të mbushur me unitet, harmoni dhe begati për të gjithë besimtarët tanë.

Me respekt,
Kryesitë e Xhamive Drita dhe Uniteti
Emmenbrücke, 02.05.2026
Mysafir: Hoxha Bunjamin Zairi
  • 26 vjeçar
  • Prej fshatit Dobrosin / Petroc
  • Shkolla e mesme: Medreseja Alaudin, Gjilan
  • Fakulteti i Studimeve Islame – Bursa, Turqi
Do të jetë prej 21.03.2026
deri më 15.06.2026

Aktivitetet në xhaminë tonë

  • Pjesëmarrje në aktivitete fetare dhe sociale:  Xhamia “Uniteti” ofron mundësi për tu angazhuar në aktivitete të ndryshme fetare dhe vullnetarizëm.
  • Mësime dhe ligjërata:  Pjesëmarrësit mund të marrin pjesë në ligjërata dhe aktivitete edukative për të rritur njohuritë fetare.
  • Mbështetje për komunitetin Ne ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë, duke përfshirë ndihma për të varfrit dhe aktivitete për fëmijët dhe rinjtë.

Ngjarje dhe Aktivitete Speciale

Festime për Bajram dhe ngjarje të rëndësishme islame

Seminare dhe diskutime mbi temat e rëndësishme fetare dhe shoqërore

Ne ju ftojmë të bëheni pjesë e komunitetit tonë dhe të merrni pjesë në aktivitetet tona të përditshme. Pavarësisht nëse jeni një besimtar i rregullt apo dikush që dëshiron të mësojë më shumë për fenë islame, dyert e Xhamisë Uniteti janë gjithmonë të hapura për ju.

“Vërtet, në përmendjen e Allahut zemrat gjejnë qetësi.”

Kur’ani 13:28