Memorandum bashkëpunimi mes dy xhamive Drita dhe Uniteti
Sot, më 2 maj 2026, në një ditë të bukur pranvere dhe pas më shumë se një dekade ndarjeje,
u shënua një moment i veçantë dhe historik për komunitetin tonë.
Nën patronazhin e të rinjve dhe në frymën e bashkëpunimit të sinqertë ndërmjet kryesive të dy xhamive –
Xhamisë Drita dhe Xhamisë Uniteti – u nënshkrua Memorandumi i Marrëveshjes
së Përbashkët për organizimin e faljes së Kurban Bajramit dhe të bashkëpunimit të mëtutjeshëm.
Ky memorandum u nënshkrua nga kryetarët përkatës, z. Fadil Asani nga Xhamia Drita dhe
z. Muhamer Baftjari nga Xhamia Uniteti, duke dëshmuar vullnetin e përbashkët për afrimin
dhe bashkimin e xhemateve tona.
Ky hap përfaqëson fillimin e një rruge të re – një rrugë bashkimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm.
Nga sot e tutje, angazhohemi që të vazhdojmë me organizime të përbashkëta dhe të punojmë krah për krah deri
në realizimin e plotë të bashkimit të dy xhamive tona.
Me shpresë dhe besim të plotë, jemi të bindur se ky gëzim i shumëpritur është tashmë shumë pranë.
Le të jetë ky fillim i një kapitulli të ri, të mbushur me unitet, harmoni dhe begati për të gjithë besimtarët tanë.

