Ligjerata për motrat

Ne ofrojmë ligjërata dhe aktivitete që janë të fokusuar te zhvillimi shpirtëror, edukimi dhe mbështetja e motrave në komunitet. Me kalimin e kohës  ne synojmë të krijojmë një hapësirë ku çdo motër mund të mësojë, ndajë përvojat e saj dhe të rritet si individi që është, gjithashtu duke ndihmuar dhe mbështetur njëra-tjetrën në rrugën shpirtërore.

Cilat Ligjërata Mund ti Gjeni

Ligjërata mbi Rëndësinë e Besimit: Fokusohemi në thellimin e besimit në Allahun dhe rëndësinë e jetesës në përputhje me mësimet islame.

Roli i Gruas në Islam: Diskutime mbi pozitat dhe rolet që gratë luajnë në Islam, si në familje ashtu edhe në shoqëri.

Mësime për Pjesëmarrjen në Komunitet: Si mund të kontribuoni më shumë në përmirësimin e shoqërisë dhe të bëheni shembuj për të tjerët.

Rritja e Shpirtit dhe Durimi: Si të kultivoni durim dhe besim për të përballuar sfidat e jetës.

Përgatitja shpirtërore dhe edukative për Prindërim: Nëna dhe roli i saj  në formimin e një brezi të ri.

Pas çdo ligjërate, do të kemi mundësi për të diskutuar dhe ndarë përvojat, si dhe për të zhvilluar aktivitete që do të ndihmojnë në forcimin e lidhjes shpirtërore dhe sociale mes motrave.